Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i “dardanëve” në Debrecen, pasi është konstatuar se rikuperimi i tij nga lëndimi nuk do të jetë i mundur në kohë për dy ndeshjet e radhës, kundër Izraelit dhe Austrisë.
Me gjithë angazhimin maksimal të stafit mjekësor dhe përpjekjeve për ta rikuperuar futbollistin, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy ndeshje.
Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu. Ai do t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.
Teilen: