Tuesday, 29. September 2026
Sport

Skandal në futbollin turk, ndalohen kryetari dhe gjashtë anëtarë të bordit të gjyqtarëve

GS 29/09/2026 1 Min. Lesezeit

Kreu i bordit qendror të gjyqtarëve të Federatës Turke të Futbollit, Ferhat Gundogdu, si dhe gjashtë anëtarë të tjerë të bordit janë ndaluar nga autoritetet turke nën dyshimet për ndërhyrje në procedurat e arbitrimit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri turk i Drejtësisë, Akın Gurlek, i cili tha se hetimet lidhen me mënyrën e klasifikimit dhe caktimit të gjyqtarëve, proceset e vlerësimit dhe emërimit, si dhe testet mbi rregullat e arbitrimit.

Sipas ministrit, autoritetet kanë marrë deklarata nga ankuesit dhe dëshmitarët, kanë kërkuar raporte ekspertësh dhe kanë shqyrtuar të dhëna të komunikimeve dhe informacione financiare.

Gurlek deklaroi se autoritetet do të vazhdojnë hetimet për të sqaruar akuzat që, sipas tij, dëmtojnë besimin në futbollin turk.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim të menjëhershëm nga përfaqësuesit e Gundogdu lidhur me ndalimin dhe akuzat ndaj tij. /Lajmi.net/

 

Teilen: