Tuesday, 29. September 2026
Sport

Maran ndryshon formacionin me San Marinon

GS 29/09/2026 1 Min. Lesezeit

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran pritet ta ndryshojë formacionin për ndeshjen kundër San Marinos.

Bazuar në stërvitjen e fundit para ndeshjes, raportohet se selektori Maran pritet ti bëjë disa lëvizje në formacion për dallim nga ndeshja me Bjellorusinë.

Shqipëria vikendin e shkuar mposhti Bjellorusinë 2:0 në Tiranë, kurse sonte përballet me San Marinon në udhëtim, ndeshje kjo që i takon ligës C të Ligës së Kombeve.

Në portë, gjasat janë të mëdha të mos ketë ndryshime në formacionin 4-3-3, por jo edhe në pozitat tjera.

Etrit Berisha është i preferuari i selektorit Maran për portën, ndërsa mbrojtja do të pritet të përbëhet nga Mario Mitaj e Elseid Hysaj në krah derisa në qendër do të vendosen kapiten Berat Gjimshiti e Adrian Ismajli.

Para mbrojtjes pritet të jenë Kristjan Asllani e Juljan Shehu, ndërsa Myrto Uzuni do të luajë më i avancuar për të ndihmuar në fazën sulmuese.

Qendërsulmues pritet të jetë Mirlind Daku, derisa në krah do të paraqiten Ernest Muçi e Anis Mehmeti.

 

 

Teilen: