Tuesday, 29. September 2026
Sport

Akërni/ Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

GS 29/09/2026 2 Min. Lesezeit

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. Për rastin është shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F. Y., banues në Akërni, i cili jetonte në të njëjtin pallat me të moshuarën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 43-vjeçari ka trokitur në derën e banesës dhe, pasi 70-vjeçarja e ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë. Si pasojë e goditjes, e moshuara ka humbur ndjenjat.

Më pas, sipas dyshimeve të policisë, autori ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë të vjetra që ndodheshin aty. Hetimet kanë ngritur gjithashtu dyshime se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares. Ky aspekt i ngjarjes vijon të jetë objekt i hetimit.

Pas denoncimit, policia ka marrë dëshminë e të moshuarës dhe ka sekuestruar si provë materiale sëpatën që dyshohet se është përdorur për goditjen. 43-vjeçari F. Y. është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale. Sipas burimeve policore, ai dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.

/rtsh.al/

Teilen: