Tuesday, 29. September 2026
Sport

Bashkimi fiton Superkupën

GS 29/09/2026 2 Min. Lesezeit

Bashkimi i Prizrenit ka triumfuar në Superkupën e Kosovës në basketboll.

Në finalen e luajtur të martën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, Bashkimi e mposhti Trepçën pas vazhdimeve.

Bashkimi fitoi me shifrat 103:93, pasi katër çerekët përfunduan me rezultatin e barabartë 87:87.

Ndeshja ishte një dramë e vërtetë, pasi ndeshja shkoi në vazhdime në sekondat e fundit.

Fillimisht, Shannon Shorter shënoi për tri pikë për 87:84, përpara se Dardan Kapiti kur kishte mbetur vetëm edhe një sekondë, realizoi nga gjysma për 87:87.

Në vazhdimin prej pesë minutave, Bashkimi ishte tejet efikas, duke e limituar Trepçën në 6 pikè kurse realizoi 16 sosh.

Për Bashkimin, kjo është Superkupa e parë në histori të klubit dhe trofeu i parë që nga viti 2018.

Ndeshja ishte në përgjithësi e fortë dhe shumë dramatike, ndonëse në çerekuj e dytë u ndërpre për 40-të minuta dhe rifilloi pas zbrazjes së pjesërishme të palestrës.

Shorter xhe Adrio Bailey ishin më efikasit me nga 23 pikë të shënuara secili kurse te Trepça u veçua Ja’Cori Payne me 22 pikë të shënuara.

Basketbollisti më i mirë i finales apo MVP, është shpallur Shorter i Bashkimit, që krahas 23 pikëve pati edhe 13 kërcime e 4 asistime.

Teilen: