Wednesday, 30. September 2026
Sport

Aksident i rëndë në Pezë/ Humb jetën 15-vjeçari, plagoset shoku i tij

GS 30/09/2026 2 Min. Lesezeit

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën dhe shoku i tij 16-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Të miturit po lëviznin me një automjet, kur 15-vjeçari, i cili ishte në drejtim të mjetit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me skarpatën anësore.

Si pasojë e aksidentit, 15-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 16-vjeçari ka mbetur i plagosur. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se 15-vjeçari e kishte marrë automjetin pa dijeninë e të atit, për të lëvizur së bashku me shokun e tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë
Më datë 29.09.2026, rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Teilen: