Një shpërthim me një sasi të vogël lënde plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Sektor Fllakë, në Durrës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00, në derën e një lokali në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
“Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftim.