Wednesday, 30. September 2026
Sport

Izraeli thërret tifozët për përkrahje kundër Kosovës

GS 30/09/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit të Izraelit u ka bërë thirrje tifozëve që ta përkrahin ekipin në ndeshjen kundër Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, federata e Izraelit ka thënë se futbollistët kanë nevojë për përkrahje nga tribunat për këtë ndeshje të rëndësishme.

Ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës, zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin e Debrecenit në Hungari dhe i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Madje, ftesa e federatës i bëhet të gjithë tifozëve që janë në Budapest, duke ofruar transport falas për në Debrecen dhe kthimin prapa.

“Ne kemi nevojë për ju në tribuna. Nëse je në Budapest, eja ta përkrahësh ekipin kundër Kosovës në Debrecen”, është postimi, i cili thotë se nisja nga Budapesti për në ndeshje bëhet të enjten nga ora 16:00.

Po ashtu, futbollistët e Izraelit shpresojnë në rezultat pozitiv ndaj Kosovës pasi kanë pësuar humbje në dy ndeshjet e para të grupit, duke u mposhtur nga Austria e Irlanda.

Teilen: