Saturday, 3. October 2026
Futboll

Anglia turpëron Kroacinë në pjesën e parë, Bellingham dhe Gordon të jashtëzakonshëm (video)

GS 03/10/2026 1 Min. Lesezeit

Anglia po fiton 0-4 pas 45 minutave të para në Zagreb ndaj Kroacisë, në sfidën e tretë në grup, në Ligën A, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Sfida u zhbllokua në minutën e 8-të. Harry Kane gjen golin, pas asistit të bukur të Jude Bellingham. Në minutën e 21-të, Anglia dyfishon shifrat. Kros i Bukayo Saka në zonë, Anthony Gordon asiston, Bellingham dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e 38-të, Jarell Quansah kroson në zonë, Anthony Gordon shënon me kokë. Në minutën e 44-të, Bukayo Saka shënon golin e katërt për Anglinë, tjetër asist i Bellingham.

Teilen: