Sunday, 4. October 2026
Futboll

Kosova luan si e barabartë ndaj Austrisë, mungon goli në pjesën e parë në “Fadil Vokrri”

GS 04/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesa e parë në “Fadil Vokrri” mes Kosovës dhe Austrisë është mbyllur në barazim 0-0. Kosova e nisi vrullshëm, duke provuar të gjejë golin që në minutën e 8-të, por goditja e Veldin Hoxhës nuk përfundon në kuadrat.

Në minutën e 20-të, Austria pretendon për penallti, pasi Alexander Prass rrëzohet në zonë, por arbitri vazhdon lojën normalisht. Në fund të pjesës së parë, Kosova kishte një tjetër mundësi të mirë shënimi me Vedat Muriqin, por portieri austriak tregohet më i shpejtë me largimin e topit.

Teilen: