Sunday, 4. October 2026
Futboll

Zbulohet objektivi i madh i Milanit për merkaton e janarit, por nuk duhet nënvlerësuar Roma

GS 04/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht se provuan për transferimin e tij gjatë merkatos së fundit të verës, por nuk ia dolën, drejtuesit e Milanit nuk kanë hequr dorë nga ideja e transferimit të Endrick.

Drejtuesit e klubit kuqezi do të provojnë në janar për të sjellë në Milano sulmuesin e ri brazilian, minutat e të cilit te Real Madrid janë me pikatore. Ai ka luajtur vetëm 4 minuta deri tani në La Liga.

Drejtuesit e Milanit shohin te braziliani një profil që, falë moshës, cilësisë dhe potencialit të lartë, ia vlen të ndiqet. Megjithatë, duket e vështirë që Real Madrid të heq dorë përfundimisht prej tij. Ndaj, alternativa më e mundshme është huazimi i thjeshtë deri në fudn të sezonit, ose huazim me të drejtë blerjeje.

Ndërkohë, La Gazzetta dello Sport zbulon se përveç Milanit, për Endrick interesohet seriozisht edhe Roma. Verdhekuqtë e shohin brazilianin si përforcimin ideal për sulmin e tyre dhe që mund të jetë një ndihmë e madhe në garën për titullin kampion.

Teilen: