Sunday, 4. October 2026
Futboll

Liga e Kombeve: Sonte qenka nata e “X”-ve, ja rezultatet e pjesëve të para (video)

GS 04/10/2026 2 Min. Lesezeit

Janë mbyllur pjesët e para në katër takimet e radhës në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Në “Philips Stadion” në Eindhoven, Holanda po barazon 1-1 ndaj Serbisë. Sfida u zhbllokua në minutën e 31-të, Teun Koopmeiners ekzekuton në mënyrë perfekte goditjen e dënimit dhe topi përfundon në rrjetë. Reagimi i serbëve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat me Mihajlo Cvetkovic në minutën e 35-të, i cili shënon me kokë pas një krosimi në zonë. SHIKGOOLAT

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, mungon goli në Selanik në sfidën mes Greqisë dhe Gjermanisë. Për gjermanët pati një gol të anulluar për Jonathan Burkardt në minutën e 33-të, për prekje me dorë të topit gjatë aksionit nga Tom Bischof.

Në grupin tjetër, në “Estadio do Dragao” në Porto, Portugalia po barazon 1-1 ndaj Norvegjisë. Nordikët kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të, me supergolin e Kristoffer Ajer. Reagimi i luzitanëve nuk vonoi, duke barazuar shifrat me Joao Cancelo në minutën e 38-të. Mbrojtësi shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme qendrore në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLAT

Në sfidën tjetër të këtij grupi, në Cardiff, pjesa e parë mes Uellsit dhe Danimarkës, u mbyll 0-0.

Teilen: