Zinedine Zidane, trajneri i Francës, foli pas fitores 4-1 ndaj Belgjikës në “Nations League”: “Sonte fitoi futbolli, kjo është ajo që duam. Patëm vështirësi në pjesën e parë, por kjo është pjesë e lojës. E korrigjuam dhe zhvilluam një pjesë të dytë të jashtëzakonshme. Nuk bëmë një pjesë të parë shumë të keqe, por na munguan disa gjëra, sidomos ritmi në 20-30 metrat e fundit. Më pas arritëm ta përmbysnim ndeshjen”.
Për zëvendësimet: “E dinim se mund ta ndryshonim ndeshjen me lojtarët që hynë, sepse janë shumë cilësorë. Olise shënoi, Désiré hyri dhe shënoi. Të gjithë ata që u aktivizuan shënuan, ndaj ishte zgjedhja e duhur. Megjithatë, të gjithë kanë qenë të mirë gjatë këtyre 15 ditëve”.
Zidane theksoi edhe aspektet për t’u përmirësuar: “Duhet të rrisim vertikalitetin dhe shpejtësinë në zonat e fundit, si edhe të kemi më shumë lojtarë në zonën e rreptësisë kundërshtare.
Jam krenar dhe i lumtur me lojtarët. Kemi tri fitore, një barazim dhe 10 pikë, por mbi të gjitha vlerësoj frymën e grupit dhe mënyrën si kemi punuar së bashku. Në këtë grumbullim nuk ka asgjë për t’u hedhur poshtë. Jam befasuar pozitivisht nga serioziteti dhe bashkimi i skuadrës”.