Tuesday, 6. October 2026
Futboll

Goditje e rëndë për Milan: Mesfushori do të operohet, rikthimi në fushë vitin tjetër

GS 06/10/2026 2 Min. Lesezeit

Lajm i keq për Milan dhe trajnerin Ruben Amorim. Mesfushori Alexis Saelemaekers, i cili u dëmtua gjatë angazhimit me kombëtaren belge, do të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni për të zgjidhur një problem me kyçin e këmbës së djathtë.

Bëhet fjalë për të njëjtin kyç që u operua në vitin 2024, për trajtimin e një frakture të malleolës mediale. Një operacion që do ta lërë lojtarin jashtë fushave për disa muaj, pasi nuk do të mund të rikthehet në fushë deri në një fazë të avancuar të vitit 2027.

Anësori i kuqezinjve do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në ditët në vijim, pasi, siç shpjegohet në deklaratën e klubit, “analizat zbuluan se kyçi i këmbës ka humbur stabilitetin në vendin e operacionit të mëparshëm“.

Milan dhe lojtari kanë rënë dakord për të kryer një operacion të ri me shpresën se do ta zgjidhin përfundimisht problemin. Kohëzgjatja e rikuperimit do të vlerësohet më vonë, por është e sigurt se sezoni 2026 ka përfunduar për Saelemaekers dhe se do të duhet kohë që ai të rikthehet në vitin 2027.

Teilen: