Tuesday, 6. October 2026
Futboll

Dugarry, i ashpër me CR7: Është konsumuar nga egoja e tij. Gjithçka ka përfunduar, është shkatërruar

GS 06/10/2026 1 Min. Lesezeit

Ish-sulmuesi i kombëtares franceze, Christophe Dugarry, ka përdorur tone shumë të ashpra për situatën e Cristiano Ronaldos dhe mundësinë e rikthimit të tij me fanellën e Portugalisë.

“Është e tmerrshme, sepse nuk përputhet aspak me imazhin që kishte krijuar për veten. Dukej si një djalë i matur, i ndjeshëm, bujar… Ndërsa tani kam përshtypjen se ka ndryshuar, se gjatë muajve të fundit është konsumuar nga egoja e tij”, – deklaroi ish-kampioni i botës.

Dugarry kritikoi edhe mënyrën se si po zhvillohet situata, duke vënë në pikëpyetje një rikthim të mundshëm të yllit portugez: “Mund të ishte larguar nga skena me stil të madh, por tani gjithçka ka përfunduar, gjithçka është shkatërruar. Si mund të rikthehet tani? Dhe pse?”

Teilen: