“Mund ta falënderoj trajnerin Mancini për besimin që më ka treguar që në fillim,” tha Pio Esposito. Sulmuesi i ri ka qenë një nga liderët e Italisë së re, protagonist në këto ndeshje të para të Nations League.
“Të veshësh fanellën e kombëtares është gjithmonë një ndjesi e veçantë; është gjithmonë ndryshe. E kam veshur këtë fanellë që nga niveli U-16”, shtoi sulmuesi i Inter.
Më tej, sulmuesi 21-vjeçar tha: “Të veshësh atë fanellë blu është ndjesia më e bukur, është ëndrra e çdo fëmije kur fillon të luajë futboll.”
“Jemi një ekip me shumë të rinj, që vetëm mund të përmirësohet. Në pak ndeshje bëmë shumë hapa përpara e shpresoj të vazhdojmë kështu”, tha Esposito.
“Nuk e kam harruar se vij nga Serie B dhe e di se kam shumë për të ecur përpara. Kam besimin e trajnerit dhe duam ta rikthejmë Italinë në majë”, tha ai.