Wednesday, 7. October 2026
Futboll

Atletico dhe Juventus interesohen për lojtarin që erdhi me bujë por nuk po gjen hapësira tek Arsenal

GS 07/10/2026 1 Min. Lesezeit

Anësori i Arsenal, Noni Madueke, po zgjon interesimin e klubeve që luajnë në Europë, ndërsa vazhdon të ketë vështirësi për të siguruar minuta loje këtë sezon. Lajmin e konfirmoi e përditshmja “The Telegraph”.

24-vjeçari nuk arriti të përfshihej në skuadrën e Anglisë për këtë periudhë ndeshjesh ndërkombëtare, pasi është aktivizuar kryesisht si zëvendësues në Premier League me Arsenal.

Klube si Atletico Madrid dhe Juventus besohet se janë të interesuara për ish-lojtarin e krahut të Chelsea, të cilin Arsenal e transferoi për 52 milionë paund në verën e vitit 2025.

Madueke, i cili e ka nisur ndeshjen si titullar vetëm një herë këtë sezon, në fitoren ndaj Ipsëich në raundin e tretë të Carabao Cup, ka një kontratë me Arsenal që zgjat deri në vitin 2029.

Teilen: