Milan rikthehet në fushë këtë fundjavë në ndeshjen që do të luajë në fushën e Sassuolo. Trajneri Ruben Amorim është fleksibël sa u përket ndryshimeve në formacion dhe përdorimit të mbrojtjes me katër lojtarë.
“Është e rëndësishme të jesh në gjendje të kalosh nga një sistem në tjetrin. Parimet mbeten të njëjta. Nuk bëhet fjalë për të mbrojtur me katër, pesë apo tre lojtarë. Bëhet fjalë për parimet. Skuadra përshtatet dhe ka treguar se di ta bëjë këtë“, tha portugezi.
Më tej, Amorim shtoi: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë me rotacionin e skuadrës. Nuk po mendoj t’u jap të gjithëve minuta loje, por të hedh në fushë formacionin më të mirë të mundshëm për të fituar.”
Në fund, ai dha një koment për kroatin Luka Modric, që për trajnerin Amorim mbetet i rëndësishëm në lojën e kuqezinjve. “Kur Modric luan mirë edhe Milan luan mirë”, u përgjigj ai lidhur me yllin kroat.
“Presim shumë prej tij dhe mosha nuk ka rëndësi për mua. Ajo që ka rëndësi është ajo që shoh gjatë javës dhe ajo që dua të shoh në ditët e ndeshjes“, u shpreh Ruban Amorim.