Fabrizio Ravanelli, ish-sulmuesi i Juventusit dhe Italisë, në një analizë të fundit për skuadrën aktuale të bardhezinjve për Tuttosport, u përqëndrua veçanërisht te tre lojtarë: Zhegrova, Kolo Muani dhe Licina (ky i fundit aktualisht i huazuar te Cremonese).
“Fola me të dje dhe i thashë se është fenomen; atë që bën në stërvitje dhe me Kosovën, duhet ta bëjë edhe për Juventusin. Nëse gjen vazhdimësi, ai bëhet lojtari më i fortë dhe lojtari që ndryshon rrjedhën e ndeshjes. Për mua, ai ka potencialin për të shënuar 10 gola, por mbi të gjitha shquhet për pasimin final. Kur hyn në 20 metrat e fundit, bëhet shkatërrues dhe e lexon lojën në mënyrë të shkëlqyer.
E gjykuan kur nuk ishte në formë të mirë. Sot ai është mirë dhe bën diferencën, ndaj shpresoj se mund ta bëjë këtë edhe në ndeshjen e radhës ndaj Cagliari-t”, tha Ravanelli.