Friday, 9. October 2026
Futboll

Kompany: Po bëj gjithçka që është në dorën time që Harry Kane të qëndrojë këtu

GS 09/10/2026 1 Min. Lesezeit

Vijojnë të qarkullojnë lajme mbi bisedimet e mbara të Bayern Munich me Harry Kane për një kontratë të re dhe mbi shpejtësinë me të cilën duket se po finalizohen negociatat.

Sipas informacioneve të fundit, palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje. Fakti që sulmuesi duket se do të qëndrojë më gjatë duhet të jetë një lajm i mirëpritur për trajnerin e Bayern, Vincent Kompany.

Megjithatë, belgu nuk është nga ata që bëjnë llogari pa i siguruar më parë gjërat. Në një intervistë për “Sky Sport DE”, Kompany u pyet rreth këtyre raportimeve të fundit, por zgjodhi të mos e trajtonte drejtpërdrejt temën:

“Unë tregoj gjithmonë respekt për situatën mes lojtarit, agjentit dhe klubit. Përgjegjësia ime në të gjithë këtë është thjesht të sigurohem që Harry të ndihet rehat këtu, që ai të japë maksimumin në fushë”, tha trajneri i Bayern.

“Ose, të paktën të ketë mjedisin dhe kushtet e duhura që ia mundësojnë këtë gjë. Zakonisht, kur këto gjëra janë në rregull, edhe aspektet e tjera bëhen pak më të lehta“, shtoi Kompany.

Teilen: