Ka nisur numërimi mbrapsht për debutimin e Ronaldinhos me Ravenna. Skuadra e drejtuar nga Andrea Mandorlini synon ngjitjen në Serinë B dhe aktualisht renditet e dyta në Grupin B të Serisë C, pesë pikë pas kryesueses Spezia.
Sipas gazetës “Il Resto del Carlino”, ish-ylli brazilian mund të zbresë për herë të parë në fushë me fanellën e Ravenna më 15 nëntor, në orën 17:30, në derbin kundër Forlì.
Një debutim i mundshëm që pritet me padurim nga tifozët e Ravenna, të cilët ëndërrojnë të shohin sërish në fushë magjinë e brazilianit, tashmë 46 vjeç.
Teilen: