Saturday, 10. October 2026
Futboll

Barcelona nuk e diskuton Getafe-n, shënojnë dy nga blerjet e verës në pjesën e parë (video)

GS 10/10/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona po udhëheq 2-0 ndaj Getafe pas pjesës së parë në “Camp Nou”, sfidë e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Barcelona e nisi vrullshëm takimin, duke gjetur golin që në minutën e 2-të me Anthony Gordon. Anglezi shënoi me një goditje të fuqishme me të djathtën, në kufijtë e zonë së rreptësisë.

Në minutën e 30-të, ishte Gabriel Jesus që dyfishoi shifrat. Braziliani përfitoi nga një mungesë vëmendjeje e qendërmbrojtësit të Getafe, Romero, dhe e dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Barcelonën.

SHIKOGOLAT

Teilen: