Sunday, 25. October 2026
Futboll

“Sinjali” që bëri që Messi të luante me Argjentinën dhe jo me Spanjën

GS 12/10/2026 2 Min. Lesezeit

Federata Spanjolle e Futbollit tentoi ta bindte Lionel Messin, kur ishte 14 vjeç, të luante për Spanjën dhe jo Argjentinën. Ginés Meléndez, ish-koordinator i ekipeve të moshave të Spanjës, kujton se e pa Messin për herë të parë 12 vjeç: “Dukej si personazh vizatimor. Merrte topin dhe shkonte nga një portë te tjetra, duke i dribluar të gjithë.

Na thoshin se duhej ta bindnim argjentinasin të luante me Spanjën dhe u përpoqëm në çdo mënyrë, madje edhe përmes shokëve të tij. Mbaj mend se një herë desha ta merrja për një turne me U-15 në Angli”. Ai shton: “Isha përgjegjës i U-15 dhe u përpoqëm ta bindnim, por Leo ngurronte të luante me ne. Qëndroi gjithmonë i vendosur, donte Argjentinën”.

Në vitin 2005, Argjentina kontaktoi Jorge Messin. Leo zgjodhi përfundimisht “Albiceleste” në moshën 17-vjeçare. “Ishte telefonata që po prisnim”, – e kujton David Bernabéu përgjigjen e babait të Messit.

Meléndez zbulon se ishte ai që i tregoi Argjentinës për talentin e jashtëzakonshëm të Messit. Ndërsa Vicente del Bosque një ditë i tha: “O Zot, sikur ta kishe bindur Messin që fëmijë, do të kishim fituar edhe ndonjë Botëror tjetër”.

Teilen: