“Le të shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë pas fitores së fundit. Kemi një sfidë të vështirë në Champions League të martën në mbrëmje ndaj Villareal”, tha presidenti i Napoli, Aurelio de Laurentiis.
Më tej, ai shtoi: “Kam besim te djemtë tanë dhe nuk kam pasur kurrë dyshime për trajnerin Allegri. Është nga më të mirët që kemi patur”.
“Kam qëndruar gjithmonë i heshtur dhe nuk kam gjykuar kurrë; në fund të fundit, si mund të gjykosh dikë që ka fituar kaq shumë?”, vazhdoi kreu i klubit napolitan.
“Më në fund ai është rikthyer te mbrojtja me tre lojtarë. Është e qartë se ky është një sistem që i jep siguri dhe me të cilin kemi pasur sukses”, tha De Laurentiis.
Teilen: