Monday, 12. October 2026
Futboll

“Zhegrova është lojtar për 30 minuta lojë, i përsosur për skuadër që synon vendin e 6-të”

GS 12/10/2026 2 Min. Lesezeit

Daniele Adani, ish-mbrojtës i Interit dhe Fiorentinës, analizoi në studiot e “Rai Sport” paraqitjen e Juventusit dhe, në veçanti, atë të Edon Zhegrovës. Ja një pjesë e komenteve të tij pas barazimit 1-1 në Cagliari.

Adani thumboi Zhegrovën dhe Juventusin: “Sot futbolli është mjaft fluid dhe nuk është gabim të kesh më shumë se një ide loje. Problemi, megjithatë, është kur ke kufizime. Zhegrova është lojtar për gjysmë ore. A mund të ketë Juventusi futbollistë të tillë? Nevojiten lojtarë të gatshëm për të qenë titullarë, jo futbollistë që luajnë vetëm 30 minuta.

Zhegrova është lojtar funksional për një skuadër që synon vendin e gjashtë, por përparimin e bën kur një futbollist si ai luan tri ndeshje radhazi”.

Ja vlerësimi i Zhegrovës nga TMW

Conceição – 5.5

I zakonshmi lojtar energjik në krahun e djathtë. Kërkon dhe merr shumë topa, duke krijuar disa herë përshtypjen se mund të bëhet vërtet i rrezikshëm. Megjithatë, shpërdoron disa krosime, provon disa goditje të pasakta dhe zëvendësohet në pushimin mes pjesëve.

Nga minuta e 46-të, Zhegrova – 6.5

Dallimi me Conceiçãon është i qartë: më pak shpërthime dhe fantazi, por më shumë konkretësi. Ai, të paktën, arrin ta vërë portierin Caprile në provë dhe ta detyrojë të ndërhyjë. Një zëvendësim i rëndësishëm, qoftë edhe vetëm për gjallërinë që i dha lojës.

 

Teilen: