Monday, 12. October 2026
Futboll

Olise kërkon të ketë një “as nën mëngë”, Bayern në mëdyshje për të pranuar ose jo kushtin e francezit

GS 12/10/2026 2 Min. Lesezeit

Duke ditur rrezikun e vazhdueshëm nga Real Madrid, Bayern Munich po punon për të rinovuar sa më shpejt kontratën me Michael Olise. Megjithatë, ka një pengesë të rëndësishme që po shtyn bisedimet mes palëve.

Klubi bavarez kërkon që në kontratën e re të Olise të ketë një klauzolë largimi, që mendohet të jetë rreth 200 milionë euro. Pikërisht këtë kusht duan të shmangin Olise dhe agjentët e tij.

Këmbëngulja e tij për këtë pikë duket sikur ai po kërkon një “as nën mëngë”, diçka që e lejon të largohet nga klubi bavarez, kur ai ta mendojë të arsyeshme. Kontratat gjermane zakonisht nuk përfshijnë klauzola largimi, përveç nëse kjo është e specifikuar qartë në marrëveshje. Pikërisht këtë po kërkojnë Olise dhe agjenti i tij. Pjesa më e vështirë do të jetë përcaktimi i shifrës. Bayerni e dëshiron klauzolën në 200 milionë euro. Olise po kërkon që kjo kaluzolë të jetë në një shifër më të ulët se 200 milionë euro.

Në kontratën e re, për Olise pritet të ketë dhe një përmirësim të ndjeshëm të rrogës. Aktualisht francezi fiton 14 milionë euro në sezon, në kontratën e re pritet të përfitojë 25 milionë euro në sezon, aq sa Harry Kane.

Teilen: