Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie, ka kërkuar pushimin e ekzekutimit të dënimit, me argumentin se ka kaluar afati i parashkrimit.
Sipas kërkesës, Llalla pretendon se kanë kaluar 5 vite nga dhënia e vendimit të dënimit dhe, për këtë arsye, kërkon që të ndërpritet ekzekutimi i tij.
Ish-kryeprokurori u dënua në vitin 2021 me 2 vite burg për fshehje pasurie. Ai ndodhet në Itali, ku u largua përpara dhënies së formës së prerë të dënimit.
/rtsh.al/
Teilen: