Futbollistët e Kombëtares së Kosovës, të hënën kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Vjenë para duelit me Austrinë në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” për Botërorin 2027.
“Dardanet” javën e shkuar u mposhtën 2:1 në Prishtinë nga Austria dhe tani synojnë përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit në Vjenë.
Ndeshja ndërmjet Austrisë dhe Kosovës, do të zhvillohet sot nga ora 18:00 kurse skuadra që avancon do të paraqitet në finale të “play-offit”.
Përkundër humbjes në duelin e parë, futbollistet e Kosovës janë të motivuara përtë dhënë maksimumin në ndeshjen e kthimit.
Në fakt, Kosova synon rezultat që ia mundëson avancimin në raundin tjetër apo në finalen e “play-offit” për Kupën e Botës 2027.