Wednesday, 14. October 2026
Sport

​Trepça luan sot në FIBA Europe Cup

GS 14/10/2026 1 Min. Lesezeit

Trepça sonte do të zhvillojë ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ku do të përballet në udhëtim me skuadrën kroate Split.

Ndeshja, e vlefshme për Grupin A të kësaj gare evropiane, do të zhvillohet të mërkurën, më 14 tetor, duke filluar nga ora 19:00.

Skuadra mitrovicase synon të paraqitet sa më mirë në këtë përballje dhe të arrijë rezultat pozitiv në garën evropiane, në të cilën po kërkon të dëshmojë konkurrueshmërinë e saj përballë skuadrave të tjera.

Për tifozët që dëshirojnë ta ndjekin këtë sfidë, ndeshja Split – Trepça do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIBA-s në YouTube.

Trepça është njëra nga dy skuadrat kosovare që po garojnë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup për edicionin 2026/27, së bashku me Bashkimin.

Teilen: