Tjetër humbje për Napoli në Champions League, që dje u mund 3-1 nga Villareal, në një ndeshje që nisi mirë për italianët. Ata kaluan në avantazh me një gol të Rrahmani, por më pas erdhën 3 golat e skuadrës vendase.
“Kështu ndodh me ndeshjet e Champions League, duhet të bësh sa më pak gabime të jetë e mundur. Nuk mund ta lejonim atë gol të dytë. Ndeshjet e Ligës së Kampionëve kërkojnë një qasje tjetër. Mund të humbasësh, por jo në këtë mënyrë”.
Kështu komentoi trajneri Massimiliano Allegri humbjen e ekipit të tij. “Një skuadër që e njeh cilësinë e saj nuk duhet të shpërbëhet siç bëmë ne në pjesën e dytë. Duhet të bëjmë një hap prapa dhe të reflektojmë”.
“Kemi ende çdo mundësi për të kaluar në raundin tjetër. Duhet të jemi më të durueshëm në zotërimin e topit. Të dish të mbrohesh është kthyer pothuajse në diçka për të cilën duhet të kesh turp. Duhet të kishim bërë më mirë dhe të tregonim durim”, tha ai.
“Pësimi i kaq shumë golave kërkon përqendrim më të madh në mbrojtje. Po lejojmë shumë goditje. Duhet të përmirësojmë ndikimin tonë të përgjithshëm në mbrojtje. Nëse mbrohesh mirë dhe luan mirë, je në një pozicion më të mirë për të shënuar,” tha Allegri.
“Që nga fillimi i sezonit, kemi krijuar shumë mundësi sulmi, por po pësojmë shumë në prapavijë dhe duhet të gjejmë një ekuilibër. Duhet të përmirësohemi, sepse sigurisht që kemi cilësinë për të shënuar gola”, përfundoi ai.