Wednesday, 14. October 2026
Sport

​FSHF miraton investimin e ri në “Air Albania”

GS 14/10/2026 1 Min. Lesezeit

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) po investon në energjinë e rinovueshme, me synimin për të rritur prodhimin e energjisë së pastër dhe për të reduktuar ndikimin në mjedis.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar zgjerimin e sistemit fotovoltaik në stadiumin “Air Albania”, duke vazhduar investimet në këtë drejtim.

Sipas njoftimit të FSHF-së, impiantet fotovoltaike në stadiumin “Air Albania” dhe në “Shtëpinë e Futbollit” kanë kontribuar deri më tani në shmangien e 1,124.6 tonëve të emetimeve të CO₂, sasi që, sipas federatës, është e barasvlershme me mbjelljen e 61,405 pemëve.

Përmes këtij projekti, FSHF synon të vazhdojë promovimin e një modeli më të qëndrueshëm të zhvillimit të futbollit, duke shfrytëzuar energjinë e rinovueshme dhe duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit.

 

Teilen: