Sunday, 25. October 2026
Futboll

Lautaro “shkund” Inter pas zhgënjimit në Champions: Të ulim kokën dhe të punojmë

GS 15/10/2026 1 Min. Lesezeit

“Ul kokën dhe puno, kjo është e vetmja mënyrë për t’u përmirësuar.” Këtë e shkroi kapiteni i Inter, Lautaro Martínez, në Instagram pasi zikaltërit pësuan një humbje 4–3 ndaj Club Brugge në Champions League.

Tani i takon “El Toro”, i cili shënoi dy gola në “San Siro”, të ngrejë moralin e skuadrës. Ata tashmë janë praktikisht të detyruar të mposhtin Shakhtar Donetsk në ndeshjen e tyre të radhës në Evropë (më 21 tetor).

Pas dy xhirove, zikaltërit kanë 0 pikë në renditjen e përgjithshme të Ligës së Kampionëve. Pas përballjes me ekipin ukrainas, kundërshtarët e tjerë të Inter në Evropë do të jenë Feyenoord, Stuttgart, Borussia Dortmund, Liverpool dhe Slovan Bratislava.

Teilen: