Sunday, 25. October 2026
Futboll

Milan planifikon të ardhmen pa Modric, në shënjestër mesfushori i Bournemouth, kushton 50 milionë euro

GS 15/10/2026 2 Min. Lesezeit

“Ndihem mirë. Ende kam pasion, forcë fizike dhe ambicie. Dua të vazhdoj të luaj për sa kohë që ndihem kështu. Nuk mund të them për sa kohë, mund të jenë dy muaj, tre, gjashtë, një vit apo dy vite.”

Kështu u shpreh mesfushori Luka Modrić në prag të ndeshjes së radhës së kuqezinjve në Europa League. për pasojë, Milan po përgatitet për një të ardhme pa kroatin dhe ka vënë në shënjestër Alex Scott.

Mesfushori i Bournemouth, 23 vjeç, pati një sezon shpërthyes vitin e kaluar, duke lënë mbresa të tilla saqë fitoi një ftesë në kombëtaren e Anglisë nga trajneri Thomas Tuchel për Ligën e Kombeve.

Megjithatë, ai pësoi një dëmtim gjatë fitores së thellë ndaj Kroacisë, një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për rreth dy muaj. Për ironi të fatit, ky dëmtim do të thotë se ai do të humbasë përballjen e Europa Legue kundër Milan më 22 tetor.

Scott është një mesfushor i aftë të luajë në gjithë fushën apo si mesfushor ofensiv, ndërthur angazhimin e madh fizik me aftësitë teknike. Ndaj, paraqitjet e tij kanë tërhequr interes jo vetëm nga Milan, i cili e sheh atë si një investim kyç për të ardhmen.

Në Premier League, Arsenal dhe Chelsea e kanë prej kohësh në radar, ndërsa raportohet se edhe klube të tjera të mëdha evropiane po shfaqin interes. Lojtari ka kontratë deri në qershor të vitit 2028 me Bournemouth dhe kushton mbi 50 milionë.

Teilen: