Thursday, 15. October 2026
Sport

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit në Shkodër, plagoset shefi i forcave të rendit

GS 15/10/2026 1 Min. Lesezeit

Agravohen tensionet në protestën e studentëve dhe nxënësve në Shkodër. Pas bojkotimit të mësimit, studentët dhe nxënësit janë mbledhur në protestë para Bashkisë, ndërsa situata është përshkallëzuar më tej pas arrestimit të disa protestuesve nga policia.

Në mbështetje të të arrestuarve, protestuesit janë zhvendosur drejt Komisariatit të Policisë Shkodër, ku kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve.

Gjatë përplasjeve, është goditur me gurë komandanti i Forcave të Rendit, Fasli Rama i cili ka mbetur i plagosur.

Situata në qytet është tensionuar pas përshkallëzimit të protestës, ndërsa nuk ka ende detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të efektivit të plagosur dhe numrin e saktë të personave të arrestuar.

/rtsh.al/

Teilen: