Thursday, 15. October 2026
Sport

Tensionohet protesta në Durrës, përplasje mes studentëve dhe policisë, disa të shoqëruar. Dëmtohen institucione publike dhe private

GS 15/10/2026 1 Min. Lesezeit

Protesta e studentëve në Durrës është shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë. Protestuesit janë mbledhur fillimisht para Bashkisë së qytetit, ku kanë hedhur vezë në drejtim të godinës.

Situata është përshkallëzuar më tej pranë Postës Shqiptare, ku raportohet për përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, ndërsa disa persona janë shoqëruar nga policia.

Gjatë protestës janë dëmtuar edhe ambientet e Postës Shqiptare por edhe biznese private, ku janë shkaktuar dëme materiale

/rtsh.al/

Teilen: