Janë mbyllur pjesët e para të takimeve të para për sot në Europa League. Milan është duke udhëhequr 0-2 ndaj salzburg. Në “Red Bull Arena”, kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Alphadjo Cisse, i cili shënoi me kokë pas krosimit me kokë të Omari Hutchinson, në minutën e 18-të.
Në minutën e 32-të, Cisse dyfishon shifrat, duke gjetur golin pas një krosimi në zonë dhe asistit të Davide Bartesaghi.
Në “Parc Olympique”, Lyon po udhëheq 1-0 ndaj Crystal Palace. Correntin Tolisso kaloi vendasit në avantazh që në minutën e 8-të, pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit. Ernest Nuamah dyfishoi shifrat për vendasit në fund të pjesës së parë.
Leverkusen është duke fituar 0-3 ndaj Lech Poznan, pas dy penalltive të shndërruar në gol nga Patrik Schick dhe golit të Malik Tillman.
