Friday, 16. October 2026
Futboll

Mourinho, mesazh për Romën: Emocione për të cilat mund të shpreh vetëm mirënjohje të përjetshme

GS 16/10/2026 1 Min. Lesezeit

Dy ditë para ndeshjes mes Romës dhe Real Madridit, José Mourinho vazhdon të përjetojë emocionet e pritjes së ngrohtë që i rezervuan tifozët verdhekuq gjatë rikthimit të tij në kryeqytetin italian. Trajneri portugez mbetet i lidhur me klubin dhe kujtimet nga periudha kur drejtonte Romën.

Përmes rrjeteve sociale, ai u dërgoi një tjetër mesazh tifozëve, duke shprehur mirënjohjen për dashurinë e treguar: “Kur momentet më të bukura të një karriere të gjatë nuk janë as golat dhe as fitoret, por emocionet për të cilat mund të shpreh vetëm përulësisht mirënjohjen time.

Faleminderit, Romë! Faleminderit, romanistë! Emocione dhe mirënjohje të përjetshme për ju.” Fjalët e Mourinhos dëshmojnë se lidhja e tij me tifozët e Romës mbetet e fortë, edhe pas ndarjes me klubin.

 

Teilen: