Friday, 16. October 2026
Futboll

Benitez: “Kam dyshime për Interin”. Më pas pranon: “Serie A nuk të përgatit sa duhet”

GS 16/10/2026 1 Min. Lesezeit

Katër humbjet e Romës, Interit, Napolit dhe Comos në Champions League kanë ngritur shumë pikëpyetje. Rafa Benitez, ish-trajneri i Napolit, analizoi situatën në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.

Për humbjen 3-4 të Interit ndaj Bruges dhe atë të Romës në shtëpi kundër Real Madridit, ai u shpreh: “Dy ndeshje krejt të ndryshme për nga zhvillimi. Humbja e Interit ishte shumë befasuese, ndërsa ajo e Romës ishte e parashikueshme, por e bujshme për mënyrën si ndodhi. Megjithatë, në ‘Olimpico’ pashë edhe shumë gjëra pozitive”.

Për nivelin e Serie A, Benitez pranoi se kampionati italian mund të mos ofrojë gjithmonë përgatitjen e duhur, por kërkoi një analizë më të thelluar. Duke folur për Interin, ai shtoi:

“Më lind dyshimi se ishte thjesht një rastësi, një mbrëmje e keqe. Por ka një fakt që nuk mund të anashkalohet: në këtë fillim sezoni, mbrojtja zikaltër ka pësuar shumë gola”.

Teilen: