Kapiteni i Chelsea, Reece James, pritet të mungojë për rreth tre muaj pas një operacioni në gju. Futbollisti i kombëtares angleze pritet të jetë jashtë fushave deri në vitin 2027.
26-vjeçari e pësoi dëmtimin gjatë stërvitjes të premten e kaluar, para fitores 5-1 të Chelsea-t në shtëpi ndaj Bournemouth.
Chelsea konfirmoi të premten në mëngjes se James i ishte nënshtruar një operacioni të vogël, por të suksesshëm, në gju. James ka pësuar dëmtime të shumta gjatë karrierës së tij..
Ky është problemi më i fundit që do ta lërë atë jashtë ndeshjeve në shtëpi kundër Tottenham, Manchester United dhe Liverpool, si dhe në transfertën ndaj Manchester City.
Teilen: