Saturday, 17. October 2026
Sport

Dita e pestë e protestës studentore, nis tubimi para Ministrisë së Arsimit

GS 17/10/2026 2 Min. Lesezeit

Protesta studentore hyn sot në ditën e pestë, me tubimin e paralajmëruar të nisë në orën 11:00 para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Sipas raportimit të gazetares së RTSH 24, Keti Toroveci, nga Rruga e Durrësit, studentët pritet të mblidhen fillimisht pranë universiteteve të tyre dhe më pas të marshojnë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit.

Protesta e sotme është njoftuar si një tubim gjithëpërfshirës kombëtar, ku përveç studentëve dhe gjimnazistëve, pritet të marrin pjesë edhe qytetarë dhe përfaqësues të ndryshëm nga diaspora.

Sipas gazetares, deri në momentin e raportimit situata pranë Ministrisë së Arsimit paraqitej e qetë. Ndërkohë, në zonë janë pozicionuar makinat ujëhedhëse, ndërsa forcat e Policisë qëndrojnë pas godinës së ministrisë, në pritje të krijimit të kordonit të sigurisë, si në ditët e mëparshme të protestës.

“Jemi në pritje të ditës së pestë së protestës është njoftuar që në orën 11 do të nisë protesta dhe nga informacionet që kemi studentët do të mblidhen universitetet e tyre dhe më pas do të marshojnë drejtë godinës së ministrisë së Arsimit. Është njoftuar për një protestë gjithëpërfshirëse kombëtare ditën e sotme ku nuk do të marrin pjesë vetëm studentë, gjimnazist por priten që të marrin pjesë edhe qytetarë dhe përfaqësues të ndryshëm nga diaspora. Momentalisht situata duket që është e qetë. Janë prezantuar makinat ujë hedhëse pranë godinës. Gjithashtu forcat e policisë qëndrojnë pas godinës së ministrisë dhe pritet të formojnë kordonin si dhe në ditët më parë ”, u shpreh gazetarja.

Teilen: