Saturday, 17. October 2026
Futboll

Surprizë e madhe në Serie A. Venezia e bën “sefte” për këtë sezon dhe merr tre pikëshin e artë ndaj Napolit (video)

GS 17/10/2026 1 Min. Lesezeit

Duhej të kalonin plot 7 javë nga fillimi i këtij sezoni, që Venezia të merrte 3 pikët e para. Klubi i drejtuar nga Davide Nicola ka mundur me rezultatin minimal, 1-0 Napolin, në sfidën e javës së shtatë, në Serie A, në stadiumin “Pierluigi Penzo”.

Ndeshja u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, ku Akor Adams pasi shmangu mjaft bukur Amir Rrahmanin, duke e nxjerr totalisht jashtë loje, dërgoi topin në porten e Alex Meret. SHIKOGOLIN

Në minutën e 68-të, Napoli kishte shansin e artë për të barazuar shifrat me Kevin De bruyne, por belgu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Goditja e tij tejet e dobët u ndal pa asnjë problem nga portieri kundërshtar, Filip Stankovic. SHIKOPENALLTINE

Ndeshja mbyllet me fitoren minimale të Venezia-s, 1-0, që i gëzohet kështu fitores së parë, plotësisht e merituar. Napoli pëson humbjen e tretë në 7 javë.

Teilen: