Saturday, 17. October 2026
Futboll

Ndryshe nga Champions, Man. City nuk njeh pengesa në PL. Super fitore e Liverpool me përmbysje

GS 17/10/2026 2 Min. Lesezeit

Pas humbjes në mesjavë 2-4 ndaj PSG-së në Champions League, Manchester City ka marrë fitoren e shtatë rresht në po kaq javë në Premier League, duke mundur në “Etihad” 3-2 Ipswich Town. Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të, ku Phil Foden dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Jermie Doku. Ky është goli i parë për Foden që nga dhjetori i vitit 2025. Daizen Maeda barazoi përkohësisht shifrat 1-1 në minutën e 21-të.

Në minutën e 34-të, Kovacic kroson, Erling Haaland shënon me kokë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për City-n. Haaland shënon golin e tretë në minutën e 69-të, pas asistit të Ilman Ndiaye. Flemming ngushton shifrat për miqtë në fund të kohës së rregullt. Rezultati final, 3-2.

SHIKOGOLAT

Liverpool është rikthyer te fitorja në Premier League, duke fituar 1-2 në transfertë ndaj Brentford. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, falë golit të Keane Lewis-Potter, pro me një lojtar më pak. Yegor Yarmolyuk u ndëshkua në shtesën e pjesës së parë me karton të kuq, pas goditjes e kokë ndaj Jeremy Jacquet.

Golat e Victor Munoz dhe Alexander Isak në pjesën e dytë i dhanë fitoren e rëndësishme Liverpool-it në shifrat 1-2. Vendasit e mbyllën ndeshjen me 2 lojtarë më pak. Mesfushori gjerman Vitaly Janelt, u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së dytë.

SHIKOGOLAT

Teilen: