Saturday, 17. October 2026
Futboll

Një milanist ndëshkon Interin, por Thuram rikthen barazpeshën në fund të pjesës së parë (video)

GS 17/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesa e parë e sfidës Bologna-Inter, e vlefshme për javën e shtatë në Serie A, është mbyllur në barazim 1-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Tommaso Pobega. Mesfushori i dalë nga Milan, pas një topi t ëhumbur nga Luis Henrique, veproi si një sulmues i mirëfilltë dhe dërgoi me sukses topin në rrjetën e Josep Martinez.

Në minutën e 40-të, Pobega ishte afër golit të dytë, por këtë herë Inter ishte me fat pasi topi u përplas në traverësë. Në minutën e 44-të, erdhi barazimi i zikaltërve me Marcus Thuram.

Francezi kërceu mbi mbrojtësit vendas dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

SHIKOGOLAT

Teilen: