Saturday, 17. October 2026
Futboll

Magjia e Yamal dhe goli i parë i Rodri-t, Barcelona e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Betis (video)

GS 17/10/2026 2 Min. Lesezeit

Pjesa e parë në “Estadio de La Cartuja” mes Betis dhe Barcelonës është mbyllur 1-2 ëpr katalanasit në sfidën e vlefshme për javën e nëntë në La Liga. Katalanasit kaluan të parët në avantazh me Lamine Yamal, që në minutën e 10-të.

19-vjeçari tregoi edhe njëherë tjetër gjithë klasin e tij, duek shënuar një tjetër gol spektakolar me një goditje të magjishme me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në minutën e 27-të, Betis barazon përkohësisht shifrat me Valentin Gomez, i cili shënoi me kokë, pas një krosimi në zonë të Balo Fornals. Në minutën e 41-të, Rodri shënon golin e parë me fanellën e Barcelonës. Mesfushori shënon me kokë, pas krosimit të Fermin Lopez nga goditja e këndit.

Reagimi i andaluzianëve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat në minutën e 43-të, me golin spektakolar të Giovani Lo Celso, i cili shënoi me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca. Por, ndërhyn VAR dhe goli anullohet për një prekje me dorë gjatë aksionit. Vendimi i VAR-it dhe arbitrit për anullimin e golit, shkakton pakënaqësi të shumta te vendasit. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për katalanasit.

SHIKOGOLAT

Teilen: