Inter del me tre pikë nga transfertë në “Renato Dall’Ara” ndaj Bologna, duke fituar 1-2, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë në Serie A.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me Tommaso Pobega. Mesfushori i dalë nga Milan, pas një topi t ëhumbur nga Luis Henrique, veproi si një sulmues i mirëfilltë dhe dërgoi me sukses topin në rrjetën e Josep Martinez.
Në minutën e 40-të, Pobega ishte afër golit të dytë, por këtë herë Inter ishte me fat pasi topi u përplas në traverësë. Në minutën e 44-të, erdhi barazimi i zikaltërve me Marcus Thuram.
Francezi kërceu mbi mbrojtësit vendas dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Avantazhi i zikaltërve erdhi në minutën e 69-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe asistit të Piotr Zielinski, ishte Carlos Agusto që shtyu topin në rrjetë.
Në minutën e 84-të, ishte i futuri si zëvendësues në pjesën e dytë, francezi Ange-Yoan Bonny që vulosi fitoren e Interit me golin e tij. Pak minuta më parë, francezit iu anullua një gol për pozicion jashtë loje. Inter fiton 1-3 dhe kryeson renditjen me 19 pikë.