E kishin para syve, por nuk e vlerësuan. Juventus dhe Roma duan të rikthejnë në Serie A, mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Issa Doumbia, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Italinë dhe verën e kaluar u transferua nga Venezia te Sporting Lisbon për 20 milionë euro.
23-vjeçari që është një mesfushor polivalent, është shndërruar në një element të rëndësishëm për klubin nga Lisbona brenda pak muajsh. Pikërisht për këtë arsye, ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, si Juventus dhe AS Roma, të cilat kanë shprehur interesim për të.
Media portugeze “A Bola” raporton se Sporting Lisbon i ka vendosur një klauzolë largimi Doumbia-s prej rreth 80 milionë eurosh. Për mesfushorin po ashtu ka interes edhe nga disa klube në Premier League.