Aventura e Sergio Conceicao tek Al-Ittihad në Arabinë Saudite zgjati shumë pak. I ftuar në podkastin “La Tripletta”, Conceicao tregoi arsyen kryesore pse zgjodhi të drejtonte një ekip në Arabinë Saudite dhe foli për mentalitetin e keq që është në atë vend.
Ai foli hapur për motivet financiare që qëndronin pas kalimit të tij në Arabinë Saudite, ndërsa kritikoi ashpër mentalitetin e punës dhe disiplinën e disa lojtarëve vendas.
Portugezi vuri në dukje se trajnerëve dhe lojtarëve që vijnë nga jashtë shpesh u kërkohet të përshtaten shumë shpejt me rrethana krejtësisht të ndryshme.
Conceicao e vuri theksin drejtpërdrejt te mungesa e përkushtimit të disa lojtarëve sauditë, duke argumentuar se problemi nuk lidhet vetëm me aftësitë teknike, por me kulturën e punës dhe disiplinën e përditshme.
Ai shtoi se disa lojtarë mungonin në stërvitje për arsye familjare ose fetare – siç ishte rasti i zgjimit për faljen e mëngjesit. Ai theksoi se seancat stërvitore të mëngjesit ishin shpesh një sfidë më vete.
Përfundimi i tij është i prerë: “Mentaliteti i tyre është i keq.”