Sunday, 18. October 2026
Futboll

Milan në avantazh të dyfishtë ndaj Atalantës, një pjesë e parë fantastike për kuqezinjtë (video)

GS 18/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesa e parë mes Milanit dhe Atalantës është mbyllur 2-0 për kuqezinjtë, në sfidën që po luhet në “San Siro” dhe është e vlefshme për javën e shtatë në Serie A.

Christian Pulisic gjen fillimisht golin në minutën e 13-të, por anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 22-të, njëri nga lojtarët e Atalantës prek topin me dorë brenda zonës. Pas ndërhyrjes së vAR dhe rishikimit të pamjeve në ekran, arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.

Godet Goncalo Ramos, topi përfundon në rrjetë. Milan në avantazh 1-0. Në minutën e 43-të, erdhi goli i dytë i kuqezinjve. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Diego Moreira, ishte Adrien Rabiot që dërgoi topin në rrjetë me një goditje qendrore.

Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga kuqezinjtë, si në lojë edhe në rezultat, 2-0.

SHIKOGOLIN

Teilen: