Sunday, 18. October 2026
Futboll

Milan luan vetëm 65 minuta. Kuqezinjtë fitojnë ndaj Atalantës, por rrezikojnë shumë në fund (video)

GS 18/10/2026 2 Min. Lesezeit

Milan ka mundur 3-2 Atalantën, në sfidën e javës së shtatë në Serie A, e cila u luajt në “San Siro”. Christian Pulisic gjen fillimisht golin në minutën e 13-të, por anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 22-të, njëri nga lojtarët e Atalantës prek topin me dorë brenda zonës. Pas ndërhyrjes së vAR dhe rishikimit të pamjeve në ekran, arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.

Godet Goncalo Ramos, topi përfundon në rrjetë. Milan në avantazh 1-0. Në minutën e 43-të, erdhi goli i dytë i kuqezinjve. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Diego Moreira, ishte Adrien Rabiot që dërgoi topin në rrjetë me një goditje qendrore.

Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga kuqezinjtë, si në lojë edhe në rezultat, 2-0. Në minutën e 56-të, tjetër penallti për Milanin, pas prekjes me dorë nga kundërshtari brenda zonës. Godet sërish Goncalo Ramos, por këtë herë nuk shënon dot. Goditja e portugezit ndalet nga Mario Carnesecchi.

Në minutën e 57-të, Milan gjen golin e tretë. Luka Modric kroson nga këndi, Rabiot godet me kokë, që kthehet në asist për Mario Gila, i cili shtyn topin në rrjetë po me kokë.

Atalanta ngushton fillimisht shifrat me Gianluca Gaetano, në minutën e 66-të. Në minutën e 81-të, Atalanta rihapë takimin, duke gjetur golin e dytë me Nikola Krstovic, pas asistit të Raoul Bellanova.

Milan rrezikon shumë në fund, por fiton përfundimisht 3-2 dhe ngjitet në vendin e katërt në renditje, me 15 pikë.

SHIKOGOLAT

Teilen: