Monday, 19. October 2026
Futboll

Shpërthen Bremer: Luajtëm dobët, disa marrin përgjegjësi ndërsa disa frikësohen dhe fshihen

GS 19/10/2026 2 Min. Lesezeit

Gleison Bremer kalon në sulm. Pas dështimit ndaj Lazio, mbrojtësi dhe kapiteni i Juventus u ka dërguar një mesazh shumë të qartë shokëve të skuadrës. “Trajneri jep udhëzime, por jemi ne ata që zbresim në fushë: 11 lojtarë, plus 5 të tjerët që hyjnë si zëvendësues dhe unë nuk mund t’i mbaj të gjithë mbi shpinë,” deklaroi braziliani.

“Ka një kufi për atë që mund të bëj unë. Disa lojtarë kanë më shumë karakter se të tjerët. Disa i dëgjojnë vërshëllimat, frikësohen dhe fshihen, ndërsa të tjerë jo“, shtoi më tej Bremer, që e theksoi më tej mendimin e tij.

“Ka shumë lojtarë të rinj dhe kjo është diçka me të cilën duhet të mësohemi. Nuk dua të vë gishtin mbi askënd, por secili ka personalitetin e vet. Disa marrin përgjegjësi kur gjërat shkojnë keq, ndërsa të tjerë, përkundrazi, fshihen“, tha Bremer.

Duke parë nga e ardhmja, Bremer shtoi: “Luajtëm një ndeshje të dobët dhe jemi mjaft të dëshpëruar, por duhet të përqendrohemi menjëherë te ndeshja e radhës. Po luanim mire deri në momentin e golit të tyre dhe krijuam raste, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim. Kjo sjell zhgënjim dhe ndryshon rrjedhën e gjithë ndeshjes.”

Teilen: